• Rr. Agim Çela 1, Prishtinë
  • +383 38 71 71 77
  • info@hotelgarden-ks.com

Ndihmë

Pyetje të shpeshta

Gjithçka që duhet të dini për qëndrimin, spa-n, pishinat dhe eventet në Hotel Garden.

Pyetje të shpeshta

Mirë të dini.

Nuk e gjeni përgjigjen? Telefononi +383 38 71 71 77 ose shkruani në WhatsApp.

Cilat janë oraret e check-in dhe check-out?

Check-in është nga ora 14:00 dhe check-out deri në 11:00. Nëse keni nevojë për mbërritje më herët ose largim më vonë, na njoftoni dhe do të bëjmë të pamundurën.

A ka parking?

Po. Parkingu është falas për mysafirët e hotelit.

A përfshihet mëngjesi?

Mëngjesi bufe shërbehet çdo mëngjes në Camelia nga ora 06:30 (fundjavës deri në 11:00). Nëse përfshihet, varet nga tarifa që rezervoni.

Sa larg është Hotel Garden nga qendra e qytetit dhe aeroporti?

Hoteli është rreth 3 km nga qendra e Prishtinës, afërsisht 10 minuta me taksi, me lidhje të thjeshta me aeroportin dhe stacionin e autobusëve.

A mund ta përdor spa-n nëse nuk qëndroj në hotel?

Ju lutem na kontaktoni për hyrje ditore. Rezervimet në spa bëhen 24 orë përpara gjatë javës dhe 48 orë përpara në fundjavë. Mosha minimale është 21 vjeç.

Kush mund ta përdorë Garden Wonder Pool?

Mosha minimale është 18 vjeç, dhe 21 në fundjavë. Fëmijët duhet të shoqërohen nga një i rritur. Pishina e jashtme është e hapur gjatë sezonit veror.

A organizoni dasma dhe evente private?

Po. Planifikojmë dasma, fejesa, ditëlindje dhe darka private me catering-un dhe ekipin tonë të eventeve. Na dërgoni datën dhe numrin e mysafirëve për një ofertë.

A mund ta kombinojmë një konferencë me dhoma dhe ushqim?

Po. Dy sallat tona të konferencave mund të rezervohen së bashku me pushime kafeje, drekë, darkë dhe akomodim për pjesëmarrësit.

Që nga hapi i parë, një ndjesi ndryshe

Qëndrimi juaj në Hotel Garden fillon këtu.

Rezervoni dhomën direkt te ne, ose na shkruani për restorant, spa, dasma dhe konferenca.