• Rr. Agim Çela 1, Prishtinë
  • +383 38 71 71 77
  • info@hotelgarden-ks.com

Qëndrimi

Dhoma & suita

38 dhoma të dekoruara me pasion e elegancë, secila me banjo mermeri, minibar, smart TV dhe klimë. Shumë prej tyre me ballkon mbi kopsht.

Çmimet janë çmime fillestare për dhomë dhe natë. Mëngjesi bufe në Camelia; përfshirja varet nga tarifa.

Në çdo dhomë

Rehati si standard.

Çdo dhomë është krijuar për një natë të qetë dhe një mëngjes të lehtë.

Banjo mermeriDush me xham dhe produkte luksoze
Smart TVFull HD me sistem interaktiv
KlimëInteligjente, individuale
MinibarPije, snacks, espresso Illy
Wi-FiI shpejtë, falas
KasafortëNë çdo dhomë
Parking falasPër mysafirët e hotelit
Pamje nga kopshtiBallkon sipas kërkesës

Pyetje të shpeshta

Mirë të dini.

Nuk e gjeni përgjigjen? Telefononi +383 38 71 71 77 ose shkruani në WhatsApp.

Cilat janë oraret e check-in dhe check-out?

Check-in është nga ora 14:00 dhe check-out deri në 11:00. Nëse keni nevojë për mbërritje më herët ose largim më vonë, na njoftoni dhe do të bëjmë të pamundurën.

A ka parking?

Po. Parkingu është falas për mysafirët e hotelit.

A përfshihet mëngjesi?

Mëngjesi bufe shërbehet çdo mëngjes në Camelia nga ora 06:30 (fundjavës deri në 11:00). Nëse përfshihet, varet nga tarifa që rezervoni.

Sa larg është Hotel Garden nga qendra e qytetit dhe aeroporti?

Hoteli është rreth 3 km nga qendra e Prishtinës, afërsisht 10 minuta me taksi, me lidhje të thjeshta me aeroportin dhe stacionin e autobusëve.

Që nga hapi i parë, një ndjesi ndryshe

Qëndrimi juaj në Hotel Garden fillon këtu.

Rezervoni dhomën direkt te ne, ose na shkruani për restorant, spa, dasma dhe konferenca.